Elvana vishet e tëra me të bardha, shkëlqen me pamjen e saj

14:37 | 14 Tetor 2019

Ajo ka një stil të veçantë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, është njëra ndër femrat e showbiz-it vendor që gjithmonë tërheq vëmendje me stilin e veçantë si në videoklipe, ashtu edhe gjatë performancave në koncerte e evente të ndryshme.

Në fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja shihet e veshur me një kostum të bardhë me detaje ngjyrë ari, të kombinuar me një kapelë të bardhë, çizme të bardha dhe një rrip të zi me detaje ari.

Edhe në këtë paraqitje, Elvana shfaqet me pak grim ashtu siç jemi mësuar ta shohim kohëve të fundit.

Komento: