
Kosova e ka mposhtur mbrëmë Malin e Zi me rezultat 2:0 në kuadër të kualifikimeve ‘Euro 2020’.
Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte bërë pjesë e rrjeteve sociale pasi që kishte gabuar ndeshjen e Kosovës me Ishujt Faroe me Azerbajxhanin në Facebook
Por, sot Presidentja duket se e ka marrë mësimin nga herën e kaluar dhe nuk ka gabuar.
Në një status në Facebook, ish Presidentja ka shkruar për fitoren e Kosovës dhe futbollistet që sipas saj kanë treguar shpirt luftarak.
E Jahjaga si çdo herë edhe në këtë ndeshje është shfaqur e rregulluar bukur dhe e veshur me shumë stil.
Ja postimi i Jahjagës
“Fitore! Shpirt luftarak! Punë e shkëlqyeshme ekipore! Ekipi ynë kombëtar në futboll po vazhdon me hapa të sigurt, gol pas goli, rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2020.
Fitorja 2: 0 ndaj Malit të Zi erdhi në një atmosferë të zjarrtë e cila mbizotëroi sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Lojë e paharrueshme!
Kombëtarja jonë, krenaria jonë. Bravo djema!



