Sa shumë ka ndryshuar Ermali pas martesës

13:57 | 17 Tetor 2019

Ndryshimi drastik i Ermalit pas martesës.

Këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë në mesin e çifteve më të përfolura të estradës.

Kanë kaluara 10 vite nga martesa e tyre, ndërkohë që akoma vazhdojnë të jenë në ballinat e mediave, shkruan Kosovarja.

Sigurisht që raporti që kanë krijuar mes vete mbi bazat e dashurisë e mirëkuptimit ka bërë që të jënë të përfolur ndër njerëz duke u marrë si shembull i mirë.

Ata tashmë kanë krijuar një familje të madhe duke qenë se janë prindër të katër fëmijëve, tri vajzave e një djali.

Duke qenë se vitet po kalojnë bashkë me to po vijnë edhe ndryshimet si në pamje ashtu edhe në aspekte të tjera.

E nga koha kur Ermali e Ariana kurorizuan dashurinë e tyre me martesë vërehen qartazi ndryshimet tek çifti.

Megjithatë atyre përveç që jeta iu lumturua me ardhjen e fëmijëve edhe pamja e tyre sikur u rinua.

Se sa pësuan ndryshime në pame “Revista Kosovarja” iu sjellë fotografi të vitit 2008 nga dasma e Ermalit me Arianen.

Kujtojmë se dasma e tyre madhështore e organizuar në hotelin “Grand” në Prishtinë kishte rreth 400 të ftuar.

Komento: