Inter po kalon në një periudhë shumë të mirë si klub.
Paraqitjet e mira të Interit këtë fillim sezon, kanë marrë vëmendjen edhe të Lionel Messi.
‘Zikaltërit’ pas gjashtë fitoresh radhazi në Serie A, janë ndalë së fundi nga Juventus, duke u mundur 1:2 në ‘San Siro’.
Paraqitjet e Interit me trajnerin e ri, Antonio Conte, janë përshëndetur edhe nga Lionel Messi, i cili me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, kanë vuajtur jo pak për t’i mposhtur ‘Zikaltërit’.
“Jo, sepse ne kemi qenë duke i vëzhguar për një kohë dhe e dinim se çfarë do të jenë kundër nesh”, është përgjigjur Messi nëse është befasuar për lojën e Interit, përcjell lajmi.
“I kam parë në ligë, ku ata kanë filluar shumë mirë dhe janë duke luftuar me Juventusin në kushte të barabarta, gjë që nuk është e lehtë”.
“Ne e dinim se ekipi i Conte do të ishte i organizuar dhe do të luante me zemër, se ata tashmë kanë automatizëm të qartë dhe do të krijonin shumë vështirësi për ne. Dhe kështu, ata bënë”.