
Real Madrid me mundesa të mëdha.
Klubi do të luajë me gjysmën e skuadrës ndaj Mallorca të shtunën në udhëtimin, në ndeshjen e xhiros së nëntë të La Ligas.
Sipas medieve në Spanjë, Gareth Bale dhe Luka Modric me siguri nuk do të luajnë, pasi të dy janë lënduar gjatë ndeshjes Uells 1:1 Kroaci.
Përveç tyre, në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane nuk do të jenë Luca Vazquez, Toni Kroos dhe Nacho, ndërsa në dyshime të mëdha janë Thibaut Courtois dhe Raphael Varane.
Që një kohë të gjatë jashtë fushave janë edhe Marco Asensio, Marcelo dhe Ferland Mendy.
Këto janë dëmtimet në skuadrën e Zidane, i cili nuk ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion që nga dita e parë.
Por, përkundur këtyre problemeve, Real Madrid mbetet në krye të La Ligas.