
Lionel Messi me deklaratë thumbuese për Ronalon e Ibrahimovicin.
Një nga më të mirët në historinë e futbollit, nëse jo më i miri – Lionel Messi – duket sikur ka ‘thumbuar’ Cristiano Ronaldon dhe Zlatan Ibrahimovic.
Messi, duke folur për ‘Marca’, ka thënë se nuk pëlqen që të jap komente për paraqitjet e tij, apo të vlerësoj vetën me fjalë të mëdha.
Argjentinasi beson se kjo nuk është gjëja e duhur për tu bërë, edhe pse lojtarë të mëdhenj si CR7 e Zlatan e bëjnë vazhdimisht.
“Më para lë njerëzit të flasin për mua. Unë e di çfarë jam, çfarë bëj dhe çfarë mund të jap, por i mbaj për vete. Njerëzit mund të kenë komentin e tyre” ka thënë Messi, transmeton lajmi.
“Nuk më pëlqen të flas për vetën. Më pëlqen të flas për arritjet kolektive” ka shtuar tutje argjentinasi.
Messi ka pasur një sezon të vështirë deri më tani, pasi në fillim të sezonit ka vuajtur shumë nga lëndimet.