
Pablo Dybala nuk do të largohet nga Juventus.
Sulmuesi argjentinas është afër që të vazhdojë të ardhmen e tij me Juventus duke nënshkruar kontratën e re, sipas ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.
Reprezentuesi argjentinas ishte shumë afër që të largohet nga Torino gjatë verës, me Tottenham dhe Man Utd që provuan të nënshkruajnë me të.
Megjithatë, duket se 25 vjeçari ka ndryshuar mendje dhe është gati të vazhdojë qëndrimin e tij me kampionët e Serie A.
Mbetet të shihet nëse ai do të vë përfundimisht firmën e tij në kontratën e re me Juventus.