Largimi i Susos në janar, Milan ka marrë këtë vendim

15:03 | 18 Tetor 2019

Milan nuk pritet ta shes anësorin Suso në afatin kalimtar të janarit.

Il Giornale raporton se Milan është ende duke luftuar për të balancuar librat e tyre dhe ka të ngjarë të lejojë që disa prej lojtarëve të tyre të largohen qysh në janar.

Kishte raportime në media më herët se portieri Gianluigi Donnarumma dhe Suso ka të ngjarë të jenë në listën e largimeve të mundshme gjatë janarit, përcjell ORAifno.

Por raportet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Suso dhe Donnarumma do të qëndrojë në San Siro të paktën deri në fund të sezon.

Suso është transferuar në vitin 2015 në Milan nga Liverpool.

Që atëherë, 25-vjeçari ka përfaqësuar Milanin në 117 ndeshje të ligës, ku ka shënuar 20 gola për këtë klub.

Në këtë sezon, Suso ka përfaqësuar Milanin në shtatë ndeshje në ligë, ku ai ka arritur vetëm të shënojë një gol të vetëm. /ORAinfo/

Komento: