
Jorge Mendes ka pohuar se Cristiano Ronaldo është një lojtar më i mirë se sa ishte Pele.
Mendes, i cili është agjent i Ronaldos, ishte duke folur pasi klienti i tij që shënoi golin e tij të 700-të në karrierë gjatë pushimit ndërkombëtar,përcjell ORAinfo.

“Cristiano Ronaldo është më i mirë se Pele. Numrat nuk gënjejnë dhe ato nxjerrin në pah formën që prish rekordet, që e lartësojnë atë në kategorinë e lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit për gjithçka që ai ka fituar në klube të ndryshme qoftë në Angli, Spanjë apo tani në Itali, por edhe me Portugalinë.
“Ai ka luajtur në tre finale për Portugalinë dhe ka fituar dy. Për të, më e mira ka ende për të ardhur dhe ajo do të vijë në fanellën e Juventusit ”tha Mendes për Tuttosport./ORAinfo/