Liverpool në festë, merr lajmin e madh para ndeshjes me United

19:34 | 18 Tetor 2019

Reds kanë marrë një lajm të mirë, para ndeshjes me United.

Liverpool do të ketë në dispozicion portierin Brazilian, Alisson Becker për ndeshjen kundër Manchester United-it. Ai u lëndua gjatë fitores së “The Reds” kundër Norwich City, në ndeshjen e parë të Premier Ligës.

Gjatë kësaj jave ai është stërvitur me skuadrën edhe pritet të luajë së paku disa minuta kundër “Djajve të Kuq”.

Mohamed Salah, i cili pësoi një dëmtim në këmbë, në ndeshjen kundër Leicester, gjithashtu pritet të jetë i gatshëm për të luajtur. Të dielën, Liverpool do të përballet me Mancester United, ndeshja do të fillojë nga ora 17:30.

Komento: