
Kush janë personat që nuk po duan rikthimin e Neymar te Barcelona?
Lionel Messi ka deklaruar se disa persona te Barcelona janë kundër rikthimit të Neymar në ‘Camp Nou’.
Braziliani kishte bërë një largim kontrovers nga Barcelona në verën e vitit 2020, duke iu bashkuar PSG-së për 222 milionë euro.
Por, Neymar së fundi ka qenë shumë i lidhur me një rikthim te Barcelona, por sipas Messit, kjo është vështirë e mundshme të ndodh.
Ylli argjentinas, edhe pse nuk jep emra, thotë se janë disa persona që nuk duan rikthimin e tij, shkaku i mënyrës së largimit.
“Është e vështirë ta kthesh atë”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.
“E para, sepse është vështirë ta shohësh largimin e tij, e dyta, për mënyrën se si u largua nga këtu”.
“Ka disa njerëz nga klubi dhe anëtarë që nuk duan rikthimin e tij”.
“Nëse flitet për sport, Neymar është një nga më të mirët në botë, por unë kuptoj edhe rrethanat tjera”.