Lajm katastrofal për Sanchon

13:21 | 19 Tetor 2019

Dortmund pezullon Sanchon.

Jadon Sancho është pezulluar nga skuadra e Borussia Dortmundit, për ndeshjen e fundjavës kundër Borussia Monchengladbach.

Sipas raportimeve të medieve, lojtari i është bashkuar vonë skuadrës pas angazhimit te Kombëtarja e Anglisë për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Borussia Dortmund sot (e shtunë) me fillim nga ora 18:30 në ‘Signal Iduna Park’ takohet me Borussia Monchengladbach, shkruan lajmi.net.

Në këtë derbi, ‘Milionerët’ do të paraqiten pa talentin Jadon Sancho.

Pas shtatë xhirosh në Bundesligë, Dortmund renditet në vendin e nëntë.

Komento: