
Evertoni del nga kriza.
Pas 4 humbjesh radhazi Evertoni ngre kokë në Premier League dhe e bën këtë në sfidën që hapi javën e 9-të të kampionatit anglez.
Në Goodison Park, skuadra e trajnerit portugez Marco Silva mposhti 2-0 West Hamin e Manuel Pellegrinit.
Një gol spektakolar i Bernard pas diçka më shumë se çerek ore loje dhe një gol i bukur nga distanca i islandezit Gylfi Sigurdsson në minutat shtesë që erdhi pas shumë rasteve të humbura i dhanë një fitore të rëndësishme Evertonit që e largoi nga fundi i renditjes dhe e ngjiti në kuotën e 10 pikëve skuadrën nga Liverpooli.
Për West Ham kjo ishte humbja e dytë rresht teksa në 5 ndeshjet e fundit ka marë vetëm 1 fitore.