
Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint Germain, Thomas Meunier ka refuzuar të përjashtojë qëndrimin në këtë klub.
28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin me qendër në Paris dhe është lidhur me një transferim në gjigantët italianë të Serie A Juventus, përcjell ORAinfo.

Ndërsa bisedonte me La Dernière Heure, ylli belg refuzoi të përjashtonte qëndrimin me skuadrën franceze dhe zbuloi se ai nuk është në një konflikt me klubin.
“Unë nuk jam në ndonjë konflikt me klubin,” tha ai. “Unë thjesht po kërkoj një zgjatje. Nëse zgjas me PSG-në, do të kem akoma kontratën më të mirë të karrierës sime sepse do të negocioj me PSG sikur të isha një agjent i lirë ”./ORAinfo/