
Publikohen notat e lojëtarëve.
Napoli ka shënuar fitore kundër Veronës, në xhiron e tetë të Serie A.
Skuadra e udhëhequr nga Carlo Ancelotti ka arritur të shënojë fitore 2:0 kundër skuadrës ku luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Mbrojtësi i Kosovës luajti në këtë ndeshje për plot 90 minuta, ku regjistroi një paraqitje mjaft të mirë.
Amiri është vlerësuar nga ‘Sofascore’ me notë më të lartë sesa ajo e Kalidou Koulibaly, i cili shihet si prej më të mirëve në Serie A, në pozitën e qendrës së mbrojtjes.
Më poshtë lajmit ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘ Sofascore’.
