Ja sa vendvotime janë rinumëruar deri tani

08:28 | 23 Tetor 2019

Rinumërimi i votave mund të përfundojë sot.

Procesi i rinumërimit të votave po shkon drejt fundit.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, tash kanë mbetur vetëm 61 vendvotime për rinumërim.

“Janë rinumëruar 469 vendvotime apo rreth 87% e 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim. Pra, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka theksuar se ky proces pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës së sot.

Komento: