Si tentoi Nora Istrefi t’ia largon kilogramët e tepërt Jehona Sopit?

13:06 | 25 Tetor 2019

Nora Istrefi ia largon kilogramët e tepërt Jehona Sopit.

Ditë më parë, në oborrin e Pallatit të Brigadave shumë fytyra të njohura të showbiz-it u bënë bashkë për të parë prezantimin e koleksionit të ri të Valdrin Sahitit dhe Class by Alketa Vejsiu.

Përkrah modeleve që prezantuan fustanet, dhe këngëtaret e njohura shkëlqyen me veshjet e tyre, shkruan rtv21.

Fotografitë e shfaqjes së modës u publikuan në rrjetet sociale dhe morën komente pozitive nga adhuruesit e shumtë.

Ajo çka ra në sy ishte një fotografi e Nora Istrefit dhe Jehona Sopit.

Kjo e fundit duket mahnitëse në një fustan të kuq dhe aksesorë elegant, por ka dështuar keq me fotoshopin.

Një njërën fotografi shihen qartë kilogramët e tepërt të këngëtares, ndërsa në fotografinë e përpunuar fytyra e saj ngjan me atë të kukullave. Fotografinë me fotoshop e ka publikuar Nora në Instagram dhe besohet që vetë ajo ka ndërhyrë në të, pasi Jehona nuk ka asnjë llogari në rrjetet sociale.

Komento: