
Ja çfarë pune bënte ”Barëshi” para se të bëhej aktor.
Aktori ka një jetë të lumtur familjare Aktori turk, Nihat Altinkaya i cili aktualisht është duke lujatur rolin e “Barëshit”, në serialin “Mos ma lësho dorën” arriti që shumë shpejt t’i rrëmbej zemrat e shikueseve të serialit.
Me këtë rol aktori shfaqet si një biznismen i njohur në Turqi, i cili i ndihmon mjaft shumë “Azrës” për t’i kaluar problemet e saj.
Por, para se të bëhej aktor, 40 vjeçari punoi si fotograf i cili punoi me artistë të ndryshëm si dhe realizoj videoklipe të ndryshme të këngëtarëve.
Krahas sukeseve në punë, Nihati gëzon një jetë të lumtur familjare, ai është i martuar dhe është baba i dy vajzave.

