
Afërdita Dreshaj e lumtur pran bashkëshortit.
Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj së bashku me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl po qëndrojnë për vizitë në Gjermani.
Siç duket çifti i mirënjohur po kalon çaste të bukura atje, ndaj edhe kujtimet e bukura nga ky vend nuk po mungojnë.
Dreshaj së fundi solli një fotografi të bukur me bashkëshortin e saj, teksa po shkëmbenin puthje pasionante.
“Të dua”, ishte përshkrimi i këtij imazhi të ëmbël të çiftit, transmeton rtv21.tv Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit 2018.

