
Tayna dhe Mozzik me një bashkëpunim?
Reperi i mirënjohur ferizajas, Mozzik la të hapur mundësinë për një bashkëpunim me rep-artisten Tayna.
Ai në një emision televiziv u sfidua me lojëra të shumta, në mesin e tyre edhe me kë do të bashkëpunonte.
Rregulli i lojës është se në fotografitë që janë të vendosura artistët, ndonjëra nga to duhet të qëllohet me pistoletë me ngjyrë, varësisht nga përgjigja e protagonistit.
Kur iu bë pyetja se me kë do të bashkëpunonte, Mozzik e qëlloi fotografinë e reperes nga Prizreni.
Menaxheri i artistes prizrenase, Rinor Hykolli publikoi në storie këtë moment kur artisti ferizajas donte ta qëllonte me pistoletë fotografinë dhe me mbishkrimin la të kuptohet se po vjen bashkëpunimi i tyre.
“Ja ke qellu per super hit”, shkroi ai, transmeton rtv21.tv

