LAJMI I DITËS: Dionis Avdijaj transferohet në Juventus

12:34 | 05 January 2019

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Dionis Avdijaj mund t’i bashkohet Juventusit.

Mediat italiane po raportojnë se Dionis Avdijaj ka rënë në radarin e Juventusit.

Avdijaj, që luan për Kombëtaren e Kosovës, aktualisht është lojtar i Ëillem II, ku në këtë stinro ka 8 gola dhe 6 asiste në 17 ndeshje mes Eredivise dhe kupës kombëtaren..

Palët janë takuar në fund të vitit të shkuar, pra në dhjetor, teksa kanë diskutuar për mundësinë që ai të vishet bardhezi. Por jo me ekipin e Massimiliano Allegrit, por me Juventusin U-23, që stërvitet në Vinovo e jo në Kontinasa.

Në qëllimet e trajnerit të bardhezinjve, që marrin pjesë në Serinë C, pra kategoria e tretë, gjeometritë e Avdijajt, që është vetëm 22 vjeç dhe ka ende rrugë për të bërë, janë të rëndësishme. Kontrata e tij skadon verën që do të vijë, ndaj edhe mund të transferohet me parametra zero.

Avdijaj me Kosovën ka luajtur gjashtë ndeshje dhe ka shënuar dy gola. /TeleSport/

Komento: