
Djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Saiysman dje i është nënshtruar një operacioni.
Efefan i është nënshtruar një operacioni në kokë, për shkak se i ishin shfaqur cistat dermoid, përcjell ORAinfo.
E sot, Almeda ka publikuar një foto në Instagram me të cilën tregon se djali i saj është mirë.
Ajo falënderon të gjithë që i kanë dërguar mesazhe.
Almeda poashtu falënderon mjekët dhe Zotin për shëndetin e djalit të saj./ORAinfo/

