Dikur edhe sot, ndryshimi drastik në pamjen e Atifete Jahjagës

10:27 | 02 Nëntor 2019

Atifetja ka ndryshuar shumë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga edhe pas përfundimit të mandatit vazhdon të jetë aktive dhe mjaft prezente si në takime të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, kur flitet për viktimat.

44-vjeçarja gjithmonë është kujdesur për paraqitjet e saj, atë shumica e njohin si një grua elegante, por paraqitjet e saj të kohëve të fundit po i befasojnë të gjithë.

Me kalimin e viteve ndryshimet e Atifetës vërehen dukshëm si në fytyrë ashtu edhe në trupin e saj.

Me këto ndryshime ajo vështirë se njihet.

Ishte 7 prilli i vitit 2011 kur për herë të parë në historinë e vendit, por edhe të Evropës Juglindore, në krye të shtetit erdhi një grua.

Atifete Jahjaga ishte në postin e kryetares së shtetit deri në fillim të vitit 2016.

Komento: