
Alban Skënderaj janë në pritje të fëmijës së dytë.
Miriami e cila po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, mëngjesin e sotëm ka publikuar një fotografi të bukur në të cilin u shfaq e ulur në shkallë. Për këtë imazh ajo pranoi komente të shumta, shtatzënia duket se atë e ka zbukuruar më shumë, shkruan rtv21.
Çifti janë martuar zyrtarisht më 7 maj të këtij viti, por që lajmin për media e kanë bërë të ditur më 26 maj. “Duamë” mban titullin bashkëpunimi i fundit i tyre.
Në fund të Këtij videoklipi çfiti kanë vendosur ta shfaqin edhe një pjesë nga kurorëzimi i tyre.
Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vet Albani, dhe i gjithë teksti është dedikm për dashurinë e madhe që ata e kanë për njëri-tjetrin. Kënga është publikuar në muajin maj dhe është pëlqyer mjaft shumë nga publiku, ku numëron mbi 16 milionë klikime.

