
Wolverhampton Wanderers i është ofruar një shans për të nënshkruar, sulmuesin e Real Madridit James Rodriguez, raporton El Desmarque.
Ylli nga Kolumbia u lidh me një largim nga kryeqyteti Spanjoll në verë, ku ai tërhoqi të interesuar nga rivalët e qytetit të Realit Atletico Madrid dhe gjigantët italianë të Serie A Napoli,përcjell ORAinfo.

Sa i përket raportit të fundit, super-agjenti Jorge Mendes i ka ofruar Wolves një shans për të nënshkruar Rodriguez nëse ata do të lejojnë Ruben Neves të shkojë në anën tjetër./ORAinfo/