Anulimi i votave nga Serbia, Nisma -AKR e kaluan pragun për 21 vota!

16:12 | 11 Nëntor 2019

Nisma dhe AKR pritet të jetë pjesë e Kuvendit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa [PZAP] vendosi që t’i hiqte votat e kontestuara e të paligjshme të ardhura nga Serbia, duke e zvogëluar kësisoj pragun zgjedhor për koalicionin Nisma-AKR.

Me heqjen e 3100 fletëvotimeve doli që numri i përgjithshme i votave doli se numri i pranuar duhej të ulej nga 844 mijë e 121 në 841 mijë e 21.

Me pjesëtimin e rezultatit të tyre me numrin 844 mijë e 121, dilte se Nisma-AKR nuk kishte mundur të kalonte pragun për 133 vota, ose i kishte 4,98 për qind, shkruan Periskopi.

Ndërkohë, me rezultatin e ri që pjesëton rezultatin e Nisma-AKR e që është 42 mijë e 72 me 8410,21 del se ky koalicion i ka fituar 5,002491019843738% të votave.

Në bazë të kësaj, del se Nisma për Kosovën ka arritur të kalojë pragun për 21 vota.

Komento: