
Shqipëria këtë fundjavë do të takohet me Francën.
Trajneri francez Trajneri francez Didier Deschamps ka dalë në konferencën e zakonshme një ditë përpara takimit kualifikues ndaj Shqipërisë. Në ambientet e “Air Albania Stadium”, numri një i stolit ka folur lidhur me përballjen ndaj kuqezinjve, situatën aktuale të grupit që drejton dhe ecurinë e “Gjelave” gjatë këtij edicioni.

Ai ka theksuar që në fillim të konferencës se lojtari Kingsley Coman do të jetë një mungesë e rëndësishme për ditën e nesërme. Shqipëria luan të diel ndaj Francës (20:45), sfidën e fundit kualifikuese për Euro 2020.
“Kingsley Coman nuk është në dispozicion, ndaj mora vendimin që ai të bashkohet me klubin e tij, Bayern Munchen”
“Shqipëria ka një grup të mirë, pasi mbaj mend që na ka mposhtur në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0. Ndaj Moldavisë në zhvilluam një lojë jo të mirë, por kemi shpresë së do dalim aty ku duhet nesër. Kombëtarja juaj ka lojtarë me cilësi por ne synojmë vendin e parë në grup, që shorti mos na rezervojë surpriza.
Franca realizoi objektivin në ndeshjen e fundit dhe pse nuk dolëm në lojën tonë. Kemi në skuadër lojtarë të mëdhenj, si Mbappe përshembull, që po zhvillon një karrierë fantastike. Ka raste që lojtarët gabojnë, por ne nuk kemi pse marrim masa drastike ndaj tyre”.
Në ndeshjet e fundit nuk keni bërë paraqitje të mira, a do jetë ndeshja ndaj Shqipërisë ajo që do tregojë lojën tuaj të bukur ?
Jam i bindur që nesër përballë nesh do të kemi një ekip të motivuar. Po ekipi im do të realizojë një ndeshje të mirë dhe pse kemi përballë një skuadër që luan mirë. Eshtë e vërtetë që nuk kemi luajtur mirë, por nesër është diçka tjetër.
“Lojtarët tanë kanë interes që të luajnë sa më mirë, poe kjo do kuptohet me kalimin e kohës. Kemi afat deri në mars, për të parë grupin që d na përfaqësojë në Euro 2020. “
A ka lojtarë në Kombëtaren shqiptare që vlejnë për Francën ?
(Qesh). Sigurisht që po. Ju keni lojtarë të mirë që kanë luajtur më herët edhe në kampionatin francez. Keni treguar rritje në lojën tuaj, ashtu si edhe në ekipet ku aktivizohen lojtarët. Shumë prej lojtarëve luajnë në kampionate të forta evropiane”, ka mbyllur fjalën e tij Deschamps. ka dalë në konferencën e zakonshme një ditë përpara takimit kualifikues ndaj Shqipërisë.