Juventus i vihet pas yllit shqiptar

14:36 | 20 Nëntor 2019

Ylli shqiptar ka rënë në “radar” të Juventusit.

Marash Kumbulla mund të konsiderohet padyshim si një nga zbulimet e këtij sezoni në Seria A.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares sonë po shkëlqen me Veronën dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane.

Pikërisht për të ardhmen e tij ka folur menaxheri i tij, Xhiani Vitali. Për “Radio Sportiva” ai ka treguar se Juventus është interesuar për shërbimet e djaloshit, megjithatë s’ka asgjë konkrete.

“Unë nuk e mohoj se është në sytë e kaq shumë skuadrave, është normale dhe kjo ngjall interes. Sigurisht të të ndjekë Juventusi, të bëhet qejfi, por për momentin nuk ka asnjë kontakt. Ai është i përqendruar te Verona, kështu që në janar nuk do të lëvizë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë verës”, ka deklaruar ai.

Komento: