Zbulohet një rast shumë interesant për Milanin

20:17 | 20 Nëntor 2019

Brocchi ka zbuluar një rast shumë interesant te Milani.

Cristian Brocchi, trajneri i Monza-s, ka folur për Sportialia në lidhje me eksperiencën e tij te Milan-i.

“Nuk kam asnjë peng. Kam drejtuar Milan-in në një moment të vështirë, por nuk kisha shkopin magjik”, ka thënë Brocchi.

“Të gjithë mendonin se isha i përkëdheluri i Berlusconi-t dhe Galliani-t, por, ndryshe nga ish-shokët e mi të skuadrës që kanë drejtuar ekipin, jam i vetmi që kam punuar pa kontratë, përveç asaj që kisha si trajner i ekipit të moshave”.

“Të tjerët kanë nënshkruar kontrata dyvjeçare pas pak ndeshjes. Kjo është një gjë që nuk e kam thënë kurrë. Më kanë kritikuar shumë, por njerëzit nuk dinë asgjë”.

Komento: