Federata maqedonase premton 3 milionë për lojtarët nëse mposhtin Kosovën

22:29 | 20 Nëntor 2019

Në Federatën e futbollit të Maqedonisë (FFM) të gjithë janë të kënaqur pas rezultatit historik të reprezentacionit, i cili përfundoi në vendin e tretë në grup, dhe përmes Ligë së Kombeve ka shanse të mëdha që për herë të parë të kualifikohet në kampionat europian, shkruan gazeta lajm.

I kënaqur nga ky rezultat është edhe kryetari Muamed Sejdini.

Ai në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe në emrin e tij personal falënderoi të gjithë ata që kontribuan për organizimin e suksesshëm të ndeshjeve eliminatore për KE të vitit 2020.

“Do të doja të përcjell urime të sinqerta për futbollistët e ekipit tonë përfaqësues për paraqitjet dhe rezultatet e shënuara në ciklin e fundit eliminator për EURO 2020. Është shumë me rëndësi që futbollistët besojnë se munden, janë të vetëdijshëm për kualitetin që posedojnë, ndërsa me mbështetjen e publikut janë të gatshëm për rezultate të mëdha.

Duhet të vazhdojmë të besojmë në vetveten”, tha mes tjerash Sejdini.

“Dua të theksoj se FFM në rast të plasmanit në Euro 2020, reprezentuesit do t’u ndajë premio më shumë se 3 milion euro. Saktësishtë 30% prej mjeteve që FFM do t’i fitojë nëse plasohemi, do të shkojnë për anëtarët e reprezentacionit tonë më të mirë”, potencoi Sejdini për portalin maqedonas sportmedia.mk.

Maqedonia e Veriut do të luaj me Kosovë me 26 mars të vitit 2020 në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, ndërsa nëse arrin të fitoj atëherë me 31 mars e pret fituesin e ndeshjes Bjellorusi-Gjeorgji.

Komento: