Ky pritet të jetë formacioni i Tottenham me Mourinhon

10:11 | 21 Nëntor 2019

Formacioni i mundshëm i Tottenham me Mourinhon.

Jose Mourinho ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditës së djeshme, pasi u rikthye në menaxhim.

Tekniku portugez ka marrë drejtimin e Tottenham Hotspur, e për shumëkë kjo ishte befasi pasi ai veçse kishte pasur të kaluar me dy ekipe në Premierligë.

Gjithsei, tani ‘Special One’ shpreson të sjell trofe te Spurs – që mungojnë që nga viti 2008, përcjell lajmi net.

Por edhe më kurioze mbetet se me çfarë formacioni do të luajë Mourinho.

Mou pëlqen vendosjen 4-2-3-1 ose 4-3-3, ndërsa kjo e fundit është më e mundur.

Më poshtë është formacioni i mundshëm i Tottenham në krye me Mourinhon.

Komento: