Vdes rapsodi i njohur shqiptar

10:30 | 21 Nëntor 2019

Në moshën 58 vjeçare ka ndërruar jetë rapsodi i njohur shqiptar, Sherif Dervishi.

Ai u shtrua me urgjencë në spitalin e kryeqytetit pasditen e djehsme, pas një hemorragjie cerebrale mirëpo nuk mundi t’i përballojë.

58 vjeçari pati një betejë të gjatë me kancerin.

Dervishi ishte një këngëtar i njohur që identifikohej më së shumti me këngët popullore rapsodike, popullore e Shqipërisë së Veriut dhe popullore folklorike.

Komento: