Transferimi i Ibrahimoviçit në Milan, ja çka do të ndodh me Kean?!

10:47 | 21 Nëntor 2019

Zlatan Ibrahimoviç pritet që në janar të transferohet në Serie A. Milan dhe Bolonja janë të interesuar për veteranin suedez.

Sulmuesi 38 vjeçari suedez, pritet të kthehet në Evropë në një transferim falas nga Los Angeles Galaxy, me të cilin ekip i skadon në fund të dhjetorit.

Kthimi i Ibrahimoviçit në Evropë po ndihmohet nga agjenti i njohur Mino Raiola.

E ardhja e suedezit në Milan, pritet të ndikojë në të ardhmen e një lojtari tjetër të ndihmuar nga i njëjti agjent.

Corriere dello Sport raporton se tranferimi i Ibrahiomoviçit në MIlanm do të bëjë që Moise Kean të mund t’i bashkohet ekipit tjetër nga Serie A, Bolonjës.

Sipas këtij mediumi, në pamundësi për ta transferuar Ibrën, Bologna do të kthej interesimin për tarnsferimin e Kean nga Everton. /ORAinfo/

Komento: