
Angel Correa ka zbuluar se ai ishte i lumtur që qëndroi në Atletico Madrid, pavarësisht lidhjeve të forta me një transferim në Milan.
Correa ishte zgjedhja e parë për të forcuar sulmin për Milanin gjatë dritares së verës dhe madje klubi italian kishte arritur marrëveshje personale me lojtarin.
Sidoqoftë, ai mbeti te Atletico Madrid pasi klubi spanjoll nuk u pajtua me tarifën që ofrojë Milan, dhe klubi italian vendosi të nënshkruajë me Ante Rebic në ditën fundit të afatit kalimtar të verës.
Calciomercato kohët e fundit pohoi se 24-vjeçari dëshironte me forcë një transferim te kuqezinjtë gjatë verës, por e respektoi Atletico Madrid e cilia besonte tek ai kur kishte probleme fizike, ndërsa Mundo Deportivo sugjeroi që ideja e nënshkrimit të Milanit të Correa është larg, përcjell ORAinfo.

Correa ka gjetur më shumë hapësirë në XI fillestare nën Diego Simeone për shkak të dëmtimit të Joao Felix, dhe ai foli në stacionin radiofonik Spanjoll Onda Cero për situatën e tij aktuale.
“E dija që disa ekipe më kërkuan, Milani më donte, por në fund klubi vendosi që unë të qëndroja këtu dhe unë jam i lumtur”, tha ai.
“Familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur në Madrid, e dua Atleticon. Kam shumë gjëra për tu përmirësuar dhe dhënë për ekipin, shpresoj të kem një vit të shkëlqyeshëm”.
“Roli im? Sulmuesi i dytë, Simeone e di atë dhe ne folëm për të”, pohoi lojtari. /ORAinfo/