Zeshkan dhe shumë simpatik, kështu duket nga afër i dashuri i ri i Genta Ismajlit

14:15 | 22 Nëntor 2019

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli është njëra prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Ajo komentohet shumë edhe për bukurinë dhe stilin e saj. Genta bënë pjesë në grupin e këngëtarëve që jetën e saj private arrin ta mbajë larg syrit të mediave, shkruan rtv21.

35 vjeçarja duket se tashmë e ka gjetur dashurinë e saj. Genta është në lidhje me biznesmenin turk, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta.

Javën e kaluar në rrjetet sociale qarkulluan video të dyshes, ku shiheshin duke u puthur e shoqëruar njëri-tjetrin nëpër festa. Kurse, tashmë është shpërndarë edhe një fotografi e tyre e përbashkët.

Dyshja afër njëri-tjetrit duken të lumtur. Sa i përket punës, Genta muajin e kaluar ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me njërin prej artistëve turq, mirëpo nuk ka zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Komento: