Artistët shqiptarë ndjejnë keqardhje për tragjedinë në Shqipëri

12:21 | 26 Nëntor 2019

Shqipëria është goditur sot nga disa tërmete të fuqishme.

Derisa i gjithë vendi është tronditur nga lëkundje të forta tërmeti në ditën e sotme dhe njerëzit janë zgjuar mes panikut e frikës, shumë njerëz iu kanë dalë në ndihmë dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre.

Në mesin e tyre janë edhe shumë artistë shqiptarë nga Kosova dhe diaspora. Artistët si Ledri Vula, Mozzik, Beatrix Ramosaj, Capital T dhe shumë të tjerë kanë shkruar për tërmetin e fuqishëm që ka kapur Shqipërnë.

Edhe reperi me famë botërore, Gashi ka shprehur keqardhje për këtë lajm duke shkruar se është i shokuar nga ajo se çfarë ka ndodhur.

Komento: