Rita preket nga tragjedia, i dërgon mesazh Shqipërisë

15:41 | 26 Nëntor 2019

Shqipëria po përjeton një ditë të rëndë.

Pas fatkeqësisë natyrore që ka ndodhur në Shqipëri shumë artistë shqiptarë kanë shprehur keqardhje dhe kanë ndjerë dhimbje bashkë me familjarët e viktimave. Reagime ka pasur edhe nga artistë shqiptarë nga Kosova dhe diaspora.

Artistët si Ledri Vula, Mozzik, Beatrix Ramosaj, Capital T dhe shumë të tjerë kanë shkruar për tërmetin e fuqishëm që ka kapur Shqipërnë.

Edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka shprehur keqardhje për këtë lajm duke shkruar se zemra e saj është tek të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti.

“Lutemi pë Shqipërinë.Zemra ime shkon tek të gjithë që u prekën nga tërmeti”, ka shkruar Rita në Instagram. Shqipëria është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale.

Komento: