Aktori i njohur nga “Kafeneja jonë”, bën gjestin e madh për familjet që mbetën të pastreha

23:39 | 26 Nëntor 2019

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Shqipëri.

Aktori i njohur nga Kosova, Fatmir Spahiu, si shumë artistë të tjerë shqiptar, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë popullatën e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Ai është shprehur i gatshëm që të strehoj në Kosovë deri në 10 persona nga Shqipëria.

“Deri në 10 persona nga Shqipëria i strehoj në Kosovë deri sa gjendja të qetësohet! Nëse dini ndonjë familje më shkruani në mesazh” , ka shkruar Fatmir Spahiu në një status në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë që kërkimet për gjetjen e personave nën gërmadha, është duke vazhduar me intensitet të lartë.

Komento: