Tërmeti në Shqipëri, Learta bën veprimin e madh

17:05 | 27 Nëntor 2019

Dje, Shqipëria është goditur nga një tërmet vdekjeprurës.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar deri në 31 ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar edhe personat e tjerë nën rrënojat e ndërtesave, përcjell ORAinfo.

Kjo tragjedi ka prekur thellë shqiptarët në Kosovë e të cilët janë mobilizuar menjëherë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Shumë persona publikë janë solidarizuar me qytetarët e Shqipërisë.

Sot, Learta Jakupi ka publikuar një foto me të cilën tregon se ka nisur disa qese me veshmbathje për ata që tani kanë mbetur pa asgjë dhe po hyjnë në natën e dytë që po qëndrojnë nën qiell të hapur./ORAinfo/

Komento: