Nga sot nis furnizimi me targa

10:32 | 29 Nëntor 2019

Sot nis furnizimi me targa.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjithë qytetarët se sot ka nisur furnizimi me targa të reja.

“Qytetarët mund të drejtohen në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës që të pajisen me targa”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

“Njëkohësisht ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kemi mundur t’i furnizojmë me targa”, thekson MPB.

Komento: