Sërish tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda tani

14:48 | 29 Nëntor 2019

Lëkundjet e tokës po vazhdojnë edhe sot në Shqipëri.

Një tërmet prej 3.0 shkallë të Rihterit është regjistruar para vetëm pak minutash në Shqipëri.

Epiqendra e këtij tërmeti është regjistruar në detin Adriatik.

Kujtojmë se mbi 800 pasgoditje janë regjistruar në Shqipëri pas 26 nëntorit, kur Shqipërinë e goditi tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4.

Deri tash zyrtarisht janë raportuar 49 viktima e shumë tjerë të lënduar.

Komento: