Vazhdon keqpërdorimi i ndihmave, kësaj radhe shiten online

19:55 | 29 Nëntor 2019

Po vazhdojnë që edhe më tutje të keqpërdoren ndihmat në Shqipëri.

Ndihmat të cilat kanë arritur nga të katër anët në Durrës po shiten edhe në Facebook.

Pas raportimeve se është duke ndodhur shitja e ndihmave të dedikuara për Durrësin, kjo tani po ndodh edhe në Facebook, shkruan lajmi.net.

Së paku kështu janë publikuar dëshmi që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku një person ka hedhur në shitje disa thasë me rroba për 70 lekë.

Komento: