
Tuna shkon në Durrës pas tërmetit.
Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu ka vizituar të prekurit nga tërmeti në Durrës, shkruan rtv21
Ajo ka publikuar një imazh, përmes të cilës ka treguar gjendjen e qytetarëve të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
“Nuk kam fjale ta pershkruaj kete dhimbje. Zoti e befte mire. Lutem per Ju. Lutem per te gjithe NE”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se, Tuna dje ka mbajtur një konferencë për media në Shkup, ku bashkë me Kryqin e Kuq dhe disa artistë, kanë marrë iniciativë për të grumbulluar fonde dhe ndihma të tjera për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Kjo inicativë ka mbledhur 2.5 milionë denarë.

