
Bes Kallaku nuk po i ndahet të prekurve nga tërmeti.
Mëngjesin e hershëm të së martës, Shqipëria është goditur nga një tërmet vdekjeprurës.
50 perona janë gjetur të vdekur deri më tani nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara, përcjell ORAinfo.
Shumë persona janë mobilizuar për të dërguar ndihma për të prekurit e kësaj fatkeqësie.
Tërmeti ka goditur edhe fshatin e Bes Kallakut, Bubqin.
E ai ka mbledhur të gjitha forcat për të ushqyer me bukë bashkëfshatarët e tij./ORAinfo/

