Stresi viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti, mezi mban lotët kur sheh gjendjen e tyre

09:51 | 01 Dhjetor 2019

Shqipëria u godit para pak ditëve nga një tërmet që la pas vetes shumë viktima.

51 njerëz kanë humbur jetën pasi kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara, përcjell ORAinfo.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në zonën përreth Durrësit ku shumë njerëz kanë mbetur tani në qiell të hapur.

Dje, këngëtari i mirënjohur, Stresi ka vizituar familjen që tërmeti ia ndau shtëpinë në dysh.

Ai u premtoi se do të kontribuojë vetë që ajo familje të ketë kulm mbi kokë./ORAinfo/

Komento: