
Para pak javëve policia ka konfiskuar veturën që ishte në pronësi të këngëtares Morena Taraku.
Sipas policisë, vetura e tipit ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë euro ishte lajmëruar në Gjermani si e vjedhur, përcjell ORAinfo.
Është kjo veturë të cilën këngëtarja tentoi ta fuste në Kosovë si të re, duke i ikur pagesës së doganës.
Tani, vetura po qëndron në parkingun e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë aty ku qëndrojnë edhe vetura tjera të konfiskuara./ORAinfo/

