Shyhrete Behluli dhe Gold AG sjellin këngën për “Adem Jasharin”

17:30 | 01 Dhjetor 2019

Ishte paralajmëruar që të publikohej më herët, por kënga për Adem Jasharin është lansuar sot.

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka publikuar projektin e ri muzikor, të paralajmëruar javë më parë.

Kjo këngë e tij vjen në bashkëpunim me artisten Shyhrete Behluli, projekti i të cilëve i është kushtuar heroit kombëtar- Adem Jasharit.

Kënga është e kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa klipi është realizuar në Prekaz, tek Kulla e Jasharajve.

Muzikën dhe tekstin e ka shkruar vet reperi Agushi, teksa për orkestrimin është përkujdesur Virusi.

Videoklipi i është besuar produksionit të njohur “MProduction”.

Komento: