
Shqipëria ditë më parë u godit nga një fatkeqësi natyrore.
Tragjedia që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, tronditi edhe botën e artit. Emra të njohur nga fusha e artit bashkuan forcat për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Artisti i njohur i skenës, Neki Emra së bashku me fansat e tij ndihmoi familjen Abazi nga Gjilani, e cila humbi dy djemtë në tërmetin e 26 nëntorit.
Nga një mbrëmje humanitare që mbajti, ai mblodhi 620 euro dhe të gjitha këto të ardhura nga koncerti ia dhuroi familjes Abazi, transmeton rtv21.
“Pas iniciatives se perbashket ne mbremjen humanitare te organizuar ne lokalin TapRoom, ku dhuram CD falas per te gjithe ata qe kontribuan, ne mblodhem 620 euro para se bashku me te gjithe musafiret te cileve ju falenderohemi nga zemra.
Keto para vendosem tju dhurojme familjes Abazi, dy viktimave nga Gjilani te termetit ne Durres. Se bashku me pronaret e TapRoom vendosem te shkojm e ti ngushellojme familjaret, e te sigurohemi se ju dergojme parate e dhuruara nga te gjithe ne dhe musafiret. Zoti e ruajt gjithe familjen e viktimave, e ju faleminderit, te gjithe musafireve te TapRoom’it qe kontribuat.”, shkroi ai në Instagram.
