Pas tërmetit, Bebe Rexha niset për në Shqipëri, ja çka mori me vete

18:25 | 01 Dhjetor 2019

Bebe po niset drejt Shqipërisë për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha do të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Përmes disa storieve në Instagram, artistja e mirënjohur shqiptare njoftoi se u bënë gati dhe që së shpejti do të niset drejt aeroportit.

Ajo do të jetë e shoqëruar nga babai i saj, Flamur Rexha.

“Babai im dhe unë po bëhemi gati të shkojmë në aeroport së shpejti për t’u nisur drejt Shqipërisë. Qëllimi im është që të t’i vetëdijësojë mediat rreth botës, të marrim ndihmë për vendin tonë dhe të gjejë zgjidhjen e duhur për paratë e mbledhura dhe të sigurohem se ato po përdoren për qëllime të mira.

Shpresojmë që ndoshta do t’i ndërtojmë një apo dy shtëpi ose nuk e di, të shohim sa kushton.

Dua t’i dorëzojë në duar të sigurta”, u shpreh Bebe. Artistja e njohur ka blerë edhe ëmbëlsira për fëmijët.

Komento: