Bebe Rexha viziton Shqipërinë pas tërmetit, mezi mban lotët

18:56 | 02 Dhjetor 2019

Para pak ditëve Shqipëria është goditur nga një tërmet që solli tragjedi të madhe për vendin.

51 persona kanë humbur jetën e shumë të tjerë mbetën të traumatizuar e në qiell të hapur, përcjell ORAinfo.

Në këto ditë fatkeqësie Shqipërisë i është vënë në ndihmë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Ajo sot ka ardhur në Shqipëri, dhe ka vizituar të prekurit nga tërmeti.

E në fotot e publikuara shihet se Bebe mezi mab lotët./ORAinfo/

Komento: